FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREReagon kryebashkiaku Ndreu: Zhgënjyese ndeshjet e para, por presim reagimin e skuadrës....

Reagon kryebashkiaku Ndreu: Zhgënjyese ndeshjet e para, por presim reagimin e skuadrës. Objektiv mbetet Superliga

Starti jo i mirë i kampionatit nga ekipi i Besëlidhjes nuk është pritur mirë nga drejtuesit. Ata janë munduar t’ia plotësojnë të gjitha kërkesat lojtarëve dhe stafit teknik por reagimi në fushë në këto dy ndeshjet e para ka qenë zhgënjyes me dy humbje në sfidat ndaj Kukësit dhe Korabit.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar mbrëmjen e sotme përmes një statusi në rrjetet sociale edhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu i cili ka thënë se nuk ka vend për dramë, por nga ana tjetër pret reagimin e skuadrës sepse sipas tij objektivi vazhdon të mbetet Superliga. Ja çfarë shkruan ai:

“Dy ndeshjet e para të Besëlidhjes ne futboll, ishin zhgënjyese. Investimit të bërë nuk i është përgjigjur përgjegjshmëria dhe impenjimi që kërkohet në fushë!

Nuk ka vend për dramë, por ka vend për reagim të menjëhershëm! Me Presidentin Fushaj kemi rakorduar masat e nevojshme për ta kthyer ekipin te loja dhe rezultatet që presim.

Objektivi nuk ndryshon: SUPERLIGA! Bashkia Lezhë do të vazhdojë mbështetjen. Tani është radha e ekipit të përgjigjet në fushë dhe me rezultate!”

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments