Wednesday, July 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Një sulmues nga Bregu i Fildishtë në provë te...

LAJMI I FUNDIT/ Një sulmues nga Bregu i Fildishtë në provë te Vllaznia

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe një nga lojtarët që po testohet nga stafi teknik është Elvis Zouhoule. Nga burime të “Shkodra Sport” mësohet se futbollisti nga Bregu i Fildishtë është bashkuar me skuadrën shkodrane në seancën e parë stërvitore pas eliminimit nga Europa dhe po vlerësohet nga trajneri Edi Martini.

Zouhoule është një futbollist që aktivizohet si anësor i djathtë në sulm dhe vjen nga futbolli afrikan. 19-vjeçari ka qenë pjesë e FC OSA në Bregun e Fildishtë, ndërsa ka kaluar edhe në nivelet e përfaqësimit me kombëtaren U-23 të vendit të tij.

I spikatur për shpejtësinë dhe aftësinë në duelet një kundër një, ai kërkon të bindë drejtuesit kuqeblu për një aventurë të re në kampionatin shqiptar.

Stafi teknik, me në krye trajnerin Edi Martini, do ta ndjekë nga afër paraqitjen e tij në ditët në vijim, për të vendosur nëse Zouhoule do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin 2026-2027.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments