HomeKRYESOREZyrtare/ Zaniolo rikthehet në Serie A, huazohet nga Atalanta

Zyrtare/ Zaniolo rikthehet në Serie A, huazohet nga Atalanta

Nicolo Zaniolo është zyrtarisht lojtari më i ri i Atalantas. Pasi iu nënshtrua testeve mjekësore ditën e enjte, ish-mesfushori i Romës u zyrtarizua si lojtar i ri i skuadrës nga Bergamo.

Në një reagim në rrjetet sociale, Atalanta bën me dije se e ka afruar Zaniolo-n në formë huazimi nga Galatasaray.

“Atalanta BC ka kënaqësinë të njoftojë se ka transferuar Nicolo Zaniolo-n nga Galatasaray në formë huazimi deri më 30 qershor 2025, me të drejtë blerjeje në fund të huazimit nëse plotësohen kushtet e vendosura në kontratë”-shkruhen në reagimin e klubit bergamask.

Në sezonin e fundit, Zaniolo luajti në Premier League me Aston Villa-n, ku bëri 39 paraqitje duke shënuar 3 gola. Tani ai rikthehet në Itali, pasi u largua nga Roma në dimrin e 2023-shit për t’u transferuar në Turqi te Galatasaray.

Ky huazim Atalanta-s i kushtoi 3 milionë euro, me të drejtën e blerjes për 18 milionë euro, e cila do të kthehet në detyrim nëse mesfushori do të luajë 65-70% të ndeshjeve, për një shifër totale rreth 22 milionë euro (përfshirë bonuset).

Një shifër që gëzon edhe Romën, pasi “verdhekuqtë” kishin ruajtur një përqindje të rishitjes nga Galatasaray.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments