HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTE2 gola të shënuar nuk mjaftojnë, Basania humbet ndaj Naftëtarit dhe eliminohet...

2 gola të shënuar nuk mjaftojnë, Basania humbet ndaj Naftëtarit dhe eliminohet nga Kupa

Ndonese ka shenuar dy gola, Basania nuk ia ka dale te fitoje dhe te kualifikohet per ne turin e pare te Kupes se Shqiperise. Ndeshja e turit paraeliminator ndaj Naftetarit eshte luajtur pasditen e sotme ne Kuçove dhe eshte fituar nga vendasit me rezultatin 4-2.

Ne fakt kane qene miqte nga Bushati qe kane kaluar te paret dy here ne avantazh. Ka qene minuta e 7-te kur mesfushori Konate e ka derguar topin ne rrjeten e portes se kuçovareve. Goli ka ardhur nga nje goditje denimi, kur topi i krosuar nga kapiteni Mario Kola ka shkuar ne zone, aty ku eshte goditur sakte me koke nga shoku i skuadres se tij dhe ai ka perfunduar ne rrjete.

Ne minuten e 23-te fitojne nje 11-metersh qe do te kthehej ne gol nga Kajo dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1. E dyta do te dhuronte serish shume emocione dhe njekohesisht edhe gola. Keshtu ne minuten e 50-te do te ishte serish Konate qe do te kalonte ne avantazh Basanian, por ajo nuk do te arrinte ta mbante ate deri ne fund.

Goli i barazimit per vendasit do te shenohej nga Adebayou ne minuten e 66-te dhe me pas u duk se ndeshja po shkonte drejt barazimit, por ne pese minutat e fundit, Naftetari do te shenonte edhe dy gola te tjere me ane te Adebayou serish dhe te Gjishtit duke e fituar ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 4-2.

Naftetari ne kete menyre fiton dhe kualifikohet ne turin e pare te Kupes, nderkohe qe Basania tashme do te fokusohet tek kampionati ku natyrisht qe ka pretendime serioze.

Basania e nisi ndeshjen me kete formacion: Muçejani, Assuncao, Diaby, Radohina, Kola, Fayed, Puka, Konate, Leka, Ars.Hoxhaj, Canja. Trajner Haris Lika. U aktivizuan edhe Ard.Hoxhaj, Tafili, Hasaj, Zefi e Daija./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments