Ndonese ka shenuar dy gola, Basania nuk ia ka dale te fitoje dhe te kualifikohet per ne turin e pare te Kupes se Shqiperise. Ndeshja e turit paraeliminator ndaj Naftetarit eshte luajtur pasditen e sotme ne Kuçove dhe eshte fituar nga vendasit me rezultatin 4-2.

Ne fakt kane qene miqte nga Bushati qe kane kaluar te paret dy here ne avantazh. Ka qene minuta e 7-te kur mesfushori Konate e ka derguar topin ne rrjeten e portes se kuçovareve. Goli ka ardhur nga nje goditje denimi, kur topi i krosuar nga kapiteni Mario Kola ka shkuar ne zone, aty ku eshte goditur sakte me koke nga shoku i skuadres se tij dhe ai ka perfunduar ne rrjete.

Ne minuten e 23-te fitojne nje 11-metersh qe do te kthehej ne gol nga Kajo dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1. E dyta do te dhuronte serish shume emocione dhe njekohesisht edhe gola. Keshtu ne minuten e 50-te do te ishte serish Konate qe do te kalonte ne avantazh Basanian, por ajo nuk do te arrinte ta mbante ate deri ne fund.

Goli i barazimit per vendasit do te shenohej nga Adebayou ne minuten e 66-te dhe me pas u duk se ndeshja po shkonte drejt barazimit, por ne pese minutat e fundit, Naftetari do te shenonte edhe dy gola te tjere me ane te Adebayou serish dhe te Gjishtit duke e fituar ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 4-2.

Naftetari ne kete menyre fiton dhe kualifikohet ne turin e pare te Kupes, nderkohe qe Basania tashme do te fokusohet tek kampionati ku natyrisht qe ka pretendime serioze.

Basania e nisi ndeshjen me kete formacion: Muçejani, Assuncao, Diaby, Radohina, Kola, Fayed, Puka, Konate, Leka, Ars.Hoxhaj, Canja. Trajner Haris Lika. U aktivizuan edhe Ard.Hoxhaj, Tafili, Hasaj, Zefi e Daija./www.shkodrasport.com/