Ish-lojtari I Kombëtares, Dinamos, Partizanit, Elbasanit dhe Vllaznisë, Skerdi Bejzade është ndalur sëfundmi në një plagë të futbollit shqiptar, përcaktimet e rezultateve. “Arusha” ka kujtuar duelin final me Dinamon në sezonin 2007-2008, kur kryeqytetasit u shpallën kampionë të Shqipërisë.

Me fanellën e Vllaznisë në shpinë, Bejzade kujton një nga duelet që I ka mbetur në mendje, duke u shprehur se dy ose tre lojtarë mund të kenë ndikuar në rezultat pasi nuk dhanë maksimumin në fushë.

Ish-I I Vllaznisë kujton me nostalgji kohën e kaluar në Shkodër, ndërsa I ka mbetur peng ai gol I Asllanit që shpalli Dinamon kampion pikërisht në “Loro Boriçi”.

“Me Vllazninë kemi pasur shumë ndeshje të bukura, por ndeshja që mua më ka mbetur pishman është ajo Vllaznia – Dinamo, për të cilën mendoj se dy ose tre lojtarë mund të kenë ndikuar në rezultatin e fitores së ekipit të Dinamos.

Them kështu pasi Dinamo nuk kishte shans të fitonte me ne në Shkodër, nëse jepnin të gjithë lojtarët maksimumin (lojtarët e Dinamos ishin të zverdhur në fytyrë, pa pikë shprese).

Në minutat e fundit fituan me një gol të Asllanit, Dinamo doli kampion, Tirona në vend të dytë, kurse ne dolëm në Kupat e Europës”, shprehet Bejzade./newsport/

Me poshte keni mundesine te shikoni edhe golin e shenuar nga Asllani ne kete ndeshje qe i dha edhe fitoren e titullit kampion Dinamos: