“Lufta” në mes drejtuesve të Federatës Shqiptare të Xhudos dhe atyre të klubit Vllaznia, Akademisë Judo Kodokan Albania e Vau Dejës vazhdon sërish. Pas polemikave në lidhje me mënyrën e zgjedhjeve të bëra në Federatë dhe akuzave të Anton Shkozës ndaj drejtuesve të rinj të këtij institucioni, këta të fundit kanë vendosur “të marrin hak”. Ditën e sotme është zhvilluar në Tirana aktiviteti kombëtar për fëmijë në xhudo. Në këtë aktivitet interesant është fakti se ekipet e Vllaznisë, Vau Dejësi dhe Akademia Judo Kodokan, nuk janë ftuar për të marrë pjesë.


Që do të thotë se plot 60 fëmijë të këtyre ekipeve janë privuar nga e drejta e pjesmarrjes në të. Mjeshtri Anton Shkoza me të marrë vesh këtë gjë, ka sinjalizuar përfaqësuesit e Ministrisë që mbulon edhe sportin për të ndërhyrë që gjërat të mos precipitojnë më keq. Në fakt duket shumë e habitshme t’u privohet mundësia e pjesmarrjes kaq shumë sportistëve kur ekipet e Shkodrës kanë qenë baza kryesore jo vetëm e pjesmarrjes në kampionate, por edhe në ekipet kombëtare. Një luftë që ka nisur dhe po vazhdon mes palëve dhe në këtë mes Ministria hesht dhe vazhdon të bëjë sehir ndonëse edhe ky sport megjithë këto polemika mund të shkojë drejt shkrirjes.
www.shkodrasport.com