Mundësit e Vllaznisë kanë bërë një përfaqësim dinjitoz në kampionatin kombëtar për të rritur që u zhvillua ditët e fundit në Tiranë. Si rrjedhojë pavarësisht konkurrencës së fortë në mes disa ekipeve, shkodranët kanë arritur të ngjiten në podium duke zënë vendin e tretë në klasifikimin ekipor.
Vllaznia ka arritur të grumbullojë 92 pikë, ndërkohë që vend të dytë është renditur ekipi Jonas Wrestling me 107 pikë ndërsa kampion është shpallur ekipi i Tiranës me 245 pikë.
Sa i takon rezultateve individuale, Maldin Camaj ka bërë figurën më të mirë ndër të gjithë mundësit shkodranë pjesmarrës në këtë kampionat. Ai është renditur i dyti në peshën 70 kg dhe është shpallur nënkampin i Shqipërisë.
Ndërkohë 4 sportistë janë renditur të tretë dhe pikërisht Eglis Mhillaj në peshën 65 kg, Sidrit Bajrakurtaj në peshën 74 kg, Besnik Demushi në peshën 92 kg dhe Albert Bjeshkëza në peshën 125 kg. Ndërsa mundësi Izmir Erkoçeviç në peshën 97 kg ka zënë vendin e katërt.
Duke ditur kushtet e vështira në të cilat stërvitet ky ekip dhe mungesën financiare, padyshim që këto rezultate mund të konsiderohen dinjitoze dhe vjen pas një pune të shkëlqyerr të bërë nga të gjithë sportistët nën drejtimin e trajnerit Altin Anza.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


