FAQJA E PARE KRYESOREOpinion nga Fatmir Marku/ Prindër mendoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj!

Opinion nga Fatmir Marku/ Prindër mendoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj!

Koha që fëmija kalon pas përfundimit të mësimit është po aq e rëndësishme sa vetë koha që kalon në shkollë. A e keni menduar se si e kalon fëmija juaj pjesën tjetër të ditës?

Orë të tëra përpara telefonit, televizorit dhe kompjuterit, duke luajtur lojëra jo të përshtatshme për moshën e tij. Dalje të pakontrolluara në lagje dhe shoqërim me fëmijë që mund të ndikojnë negativisht në sjelljen dhe edukimin e tij.

Këto janë zgjedhje që mund të ndikojnë në formimin dhe të ardhmen e fëmijës. Prindër, orientoni fëmijët drejt aktiviteteve që i ndihmojnë të rriten! Çojini në sport! Nuk ka shumë rëndësi se cilin sport zgjedhin, rëndësi ka që fëmija të shkojë me dëshirë, të argëtohet dhe të mësojë.

Regjistrojini në kurse të gjuhëve të huaja, si anglisht, gjermanisht apo aktivitete të tjera edukative. Sporti, edukimi dhe një shoqëri e shëndetshme i japin fëmijës mundësinë të zhvillojë disiplinën, përgjegjësinë, respektin, vetëbesimin dhe aftësinë për të bashkëpunuar me të tjerët.

Mos harroni: Fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për kohë të lirë, por për kohë të shfrytëzuar siç duhet. Investimi më i mirë që mund të bëni sot është koha dhe edukimi që i kushtoni fëmijës suaj. Sepse e ardhmja e tij fillon nga zgjedhjet që bëni sot!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments