FAQJA E PARE KRYESORENotaret e Vllaznisë paraqitje të mirë në garat e Kupës 'Pavarësia'

Notaret e Vllaznisë paraqitje të mirë në garat e Kupës ‘Pavarësia’

Notarët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të mirë edhe në aktivitetin e rradhës ku morën pjesë, pikërisht në Kupën “Pavarësia” që u zhvillua në datat 20–21 nëntor nga Federata Shqiptare e Notit në ambientet e pishinës Stela.

Ekipi i Vllaznisë u përfaqësua në këtë aktiivitet me këta sportistë: Viki Tafrruku, Skerdi Kroni, Joel Golemi, Herta Mimaj, Melodi Mimaj, Ajten Zaja, Klea Dedi, Frederica Rrotani, Angelo Rrotani, Adriel Marku, Kole Rupa dhe Arbor Marku.

Ndër ta figurën më të mirë e bëri notarja Viki Tafrruku e cila garoi në disiplinat 100, 200 dhe 400 metër stil i lirë dhe 100 metër katërnotim, duke fituar 4 vende të para në kategorinë Open dhe vendin e dytë në 50 metër shpinë. Viki u shpall sportistja e dytë më e mirë e kampionatit.

Skerdi Kroni fitoi vendin e tretë në 100 metër katërnotim për kategorinë Open. Herta Mimaj fitoi vendin e tretë në 100 metër katërnotim për kategorinë Open. Klea Dedi gjithashtu fitoi vendin e tretë në kategorinë Open në disiplinën 100 metër shpinë.

Në stafetat e zhvilluara u arritën këto rezultate: Në 4 x 50 metër stil i lirë, vajzat fituan vendin e dytë për kategorinë Open, ndërsa djemtë vendin e tretë. Të njëjtat vende u fituan edhe në stafetat 4 x 50 metër Mix dhe 4 x 100 metër Mix.

Stafeta Femra: Viki Tafrruku, Herta Mimaj, Melodi Mimaj, Klea Dedi, Adriel Marku, Frederica Rrotani. Stafeta Meshkuj: Skerdi Kroni, Joel Golemi, Angelo Rrotani, Kole Rupa.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments