FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREGol në '93, Besëlidhja fiton me përmbysje ndaj Ilirisë kryesuese

Gol në ’93, Besëlidhja fiton me përmbysje ndaj Ilirisë kryesuese

Besëlidhja ka marrë njëv fitore me shumë vlerë ndaj Ilirisë kryesuese duke treguar edhe njëherë tjetër se do të jetë edhe ajo deri në fund një pretendente e fortë për ngjitjen në Superiore krahas disa skuadrave të tjera që kanë të njëjtin synim.

Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Lezhës vendasit kanë arritur një fitore dramatike në shifrat 2-1 ku golin e fitores e kanë shënuar pikërisht në minutën e parë shtesë.

Në fakt kanë qenë fushë- krujasit që kanë shënuar të parët në minutën e 44-të me anë të sulmuesit Adeniyi dhe pjesa e parë kësisoj është mbyllur me avantazhin e tyre 1-0. Por ndeshja do të merrte rrjedhë tjetër në minutën e 60-të kur arbitri Enea Jorgji nxorri me karton të kuq Selmanin e Ilirisë.

Si rrjedhojë Besëlidhja do përfitonte nga superioriteti numerik duke barazuar fillimisht me Ogungbire ndërkohë që në minutën e 93-të do të shënonte edhe golin e fitores me anë të Ardit Hilës. Përfundimisht 2-1 për lezhjanët që ngjiten në kuotën e 17 pikëve duke qenë të pozicionuar në vendin e shtatë, por vetëm 4 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Besa dhe Iliria.

BESËLIDHJA 2-1 ILIRIA

69′ Ogungbire, 90+3′ Hila – 44′ Adeniyi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments