Shkruar nga Ylvi RROJI
Shtatlartesia, hapi i madh, shpejtesia dhe cilesite teknike,elemente qe i japin profilin e nje futbollisti modern!
Në futbollin e sotëm, lojtarët që mund të interpretojnë më shumë se një pozicion janë një vlerë e shtuar për çdo skuadër. Jurxhino Zykollari është një prej profileve që mund të ofrojë këtë fleksibilitet, pasi ka mundësi të aktivizohet si mbrojtës i majtë dhe si mesfushor i majtë.
Shtatlartësia, hapi i madh dhe dinamizmi fizik janë ndër elementet që bien në sy në profilin e tij. Ai ka mundësinë të përshkojë distanca të gjata, të fitojë terren me vrapime progresive dhe të shfrytëzojë hapësirat përgjatë krahut. Kur këto cilësi shoqërohen me kontrollin e topit, teknikën dhe vendimmarrjen e duhur, krijojnë një futbollist që mund të ndikojë në mënyrë aktive në lojën e skuadrës.
NË MBROJTJE, SIGURI DHE KONTROLL I KRAHUT
Si mbrojtës i majtë, Jurxhino Zykollari eshte një lojtar që kombinon forcën fizike me zgjuarsinë taktike. Mbulimi i hapësirave, leximi i lëvizjeve të kundërshtarit, kontrolli i zonës pas shpinës dhe vendosmëria në duelet një kundër një janë detyra të rëndësishme të tij ne këte pozicioni.
Hapi i madh e ndihmon të rikuperojë shpejt pozicionin dhe të mbyllë hapësirat, ndërsa shtatlartësia i jep avantazh në duelet ajrore. Por si një mbrojtës modern ai eshte i fortë në prapavijë. Ai e din edhe kur I duhet të dalë përpara, kur të mbështesë mesfushorin dhe kur të qëndrojë për të ruajtur ekuilibrin e skuadrës.
NE SULM, DINAMIZEM DHE AFTESI PER TE KRIJUAR RREZIK
Kur aktivizohet si mesfushor i majtë, ai ka më shumë liri për të shfrytëzuar shpejtësinë dhe aftësitë sulmuese. Depërtimet në krah, vrapimet pa top, kombinimet me një ose dy prekje dhe krosimet në zonë jane arma me e fort dhe me rëndësishme në lojën e tij.
Një nga lëvizjet më interesante është kur ai bashkëpunon me mbrojtësin e majtë. Nëse njëri qëndron në krah, tjetri mund të futet në hapësirat e brendshme për të krijuar epërsi numerike. Kjo lëvizshmëri e tij e bën më të vështirë organizimin mbrojtës të kundërshtarit.
Jurxhino Zykollari si mesfushor i majte zotëron kontroll të mirë të topit në shpejtësi dhe ka aftësi për të ndryshuar ritmin, Jurxhino Zykollari eshte një lojtar që jo vetëm përshkon krahun, por edhe krijon raste për shokët e skuadrës.
NGA TALENTI TE FUTBOLLISTI I PLOTE
Për të bërë hapin tjetër, rëndësi të veçantë eshte se ai ka te zhvilluar disa elemente, saktësia në krosime, vendimmarrja në momentin e fundit, pozicionimi pa top, loja në presion dhe koordinimi me repartet e tjera.
Ajo qe duhet permiresuar:
Jurxhino Zykollari duhet të mësojë të zgjedhë momentin e duhur për t’u ngjitur në sulm, të mos lërë hapësira pas shpinës dhe të rikthehet me shpejtësi kur skuadra humbet topin. Këto detaje bëjnë dallimin mes një futbollisti me cilësi fizike dhe një lojtari të kompletuar taktikisht.
18- vjeçari Jurxhino Zykollari ka një profil interesant për krahun e majtë. Mundësia për të luajtur në dy pozicione, shtatlartësia, hapi i madh dhe dinamizmi janë baza mbi të cilat mund të ndërtojë zhvillimin e tij.
Në futbollin modern, një lojtar i mirë krahu nuk është vetëm ai që mbron apo sulmon. Është ai që di kur të bëjë njërën dhe kur tjetrën, duke i dhënë skuadrës ekuilibër, thellësi dhe zgjidhje. Kjo është sfida dhe mundësia që ka përpara.
Jurxhino Zykollari ka cilësitë për t’u bërë një futbollist krahu modern. Me punë, disiplinë dhe zgjuarsi taktike, këto potenciale mund të kthehen në vlera të rëndësishme për të ardhmen e tij dhe të KF Elbasanit.
NJE 18 – vjeçare qe mundësia i jepet në këtë moshë është një hap i rëndësishëm për Jurxhino Zykollarin. Tani është radha e tij ta shfrytëzojë besimin, të punojë çdo ditë dhe të tregojë se e ardhmja mund të ndërtohet me talent, karakter dhe përkushtim.


