Friday, July 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELajm i mirë/ Karateistja lezhjane Mikela Skandaj futet në 8 më mirat...

Lajm i mirë/ Karateistja lezhjane Mikela Skandaj futet në 8 më mirat e Botës. Synon zonën e medaljeve

Shkruar nga Gjergj KOLA

Karateistja lezhjane Mikela Skandaj më në fund po e bën realitet realitet ëndrrën e saj për të marrë pjesë në një Kampionat Botëror. Po e bën këtë gjë me Italinë, kur në fakt dëshira e saj ka qenë për të përfaqësuar vendin e të parëve- Shqipërinë, por deri më sot nuk ka marrë asnjë ftesë nga drejtuesit e Federatës këtu.

Dhe kjo është e çuditshme sepse kemi të bëjmë me një sportiste e cila është nënkampione e Europës dhe që tashmë po synon të marrë medalje edhe në Botëror. Dhe në fakt duket në rrugën e duhur teksa deri më tani ka hyrë në 8-shen e më të mirave të peshës -60 kg dhe shpresat janë të mëdha për t’u futur në zonën e medaljeve.

Kampionati Botëror i Karatesë po zhvillohet këtë vit në Rumani dhe ai është i hapur për të gjitha moshat, nga 7- 60 vjeç. Në këtë Botëror marrin pjesë plot 2106 sportistë nga 47 vende të Botvs. Mikela po konkurron në grupmoshën 16-17 vjeç dhe në peshën e saj janë plot 52 sportiste.

Ky është viti i katërt që është përzgjedhur nga Federata Italiane për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, por në tre herët e tjera për arsye nga më të ndryshmet kjo nuk është realizuar dhe më në fund ëndrra e saj u bë realitet. Dhe sportistja nga Lezha nuk dëshiron të kthehet nga Rumania pa lënë gjurmët e saj.

Nënkampionia e Europës në fuqi dëshiron dhe synon të futet në zonën e medaljeve edhe në këtë Kampionat Botëror dhe me shumë mundësi do ia dalë sepse forma e saj sportive është shumë e mirë. Dhe padyshim që edhe mbështetja jonë nuk do t’i mungojë duke shpresuar se ëndrrat e saj të vazhdojnë të bëhen realitet, ndonëse për fat të keq duke nderuar Italinë dhe jo Shqipërinë siç dhe vetë ajo dëshiron.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments