Tuesday, July 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGoli i Geralb Smajlit në shtesë nuk vlen, Egnatia 'tradhëtohet' nga penalltitë...

Goli i Geralb Smajlit në shtesë nuk vlen, Egnatia ‘tradhëtohet’ nga penalltitë ndaj Celjes

Penalltitë duket se do jenë ndëshkimi i ekipeve shqiptare në Europë këtë sezon. Pas Elbasanit, sonte e ka pësuar prej tyre edhe Elbasani që u eliminua ndaj sllovenëve të Celjes.

Gjithçka në këtë takim ka qenë shumë e bukur, ashtu si dhe takimi i parë që u pat mbyllur në barazim 3-3 në Rrogozhinë. Në sfidën e sotme ka qenë Egnatia që ka kaluar e para në avantazh falë një autogoli të Hrka.

Mirëpo, kjo nuk mjaftoi. Celje përmbysi gjithçka me anë të mesfushori Mario Kvesic, i cili shënoi dy gola, njërin prej të cilëve me penallti, të cilën e shkaktoi Eneo Bitri. Kur u mendua se gjithçka mbaroi, ishte Geralb Smajli që lëshoi super goditje, duke çuar shifrat në 2-2.

Por në gjuajtjen e penalltive, Eneo Bitri ishte ai që gaboi për kampionët e Superiores. Celje triumfoi me shifrat 4-1 në “ruletën ruse”.

Kështu, Egnatia i jep fund rrugëtimit në UEFA Champions League. Kampionët e Superiores kalojnë në fazën e 3-të kualifikuese të Europa League, ndërsa kanë të siguruar “play-off” e Conference League.

Celje 2 – 2 Egnatia (5-5)

(Kvesic 34′, 97′ / Hrka *ag* 21′, Smajli 114′)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments