Tuesday, July 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREElseid Hysaj në stërvitje me Vllazninë, në pritje të ekipit të tij...

Elseid Hysaj në stërvitje me Vllazninë, në pritje të ekipit të tij të ri

Elseid Hysaj po stërvitet me Vllazninë në stërvitje. Nuk është një lajm i sajuar, por kjo është mëse e vërtetë. Gazeta “SHKODRA SPORT” ju sjell foton ku duket legjenda e Kombëtares në stërvitje me kuqeblutë dhe madje ka të veshur edhe fanellën e stërvitjes së ekipit të Vllaznisë.

Fotoja është shkrepur është te kompleksi “Hasaj”, në Golem të Shkodrës nga fotografi Mikel Thepina. Kujtojmë se Hysaj është pa ekip pasi e mbylli me Lacion dhe për rrjedhojë po mundohet të mbajë formën sportive në prag të nënshkrimit me skuadrën e tij të re.

Gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur me ekipet e Italisë; Empoli, Napoli dhe Lacio. Në Shqipëri ndërkohë ishte pjesë e Vllaznisë te moshat, ndërsa më pas e transferoi Empoli në akademinë e tij.

Mbrojtësi shkodran regjistron mbi 300 paraqitje në Seria A. Bëhet fjalë për një karrierë të ndërtuar prej 15 vitesh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments