Friday, May 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZYRTARE/ Etnik Brruti pritet me 'elozhe' tek klubi i ri: Ardhja e...

ZYRTARE/ Etnik Brruti pritet me ‘elozhe’ tek klubi i ri: Ardhja e tij përfaqëson një përforcim të rëndësishëm

Etnik Brruti është prezantuar zyrtarisht tek Hajduk Split. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi kroat ka njoftuar afrimin e mesfushorit, i cili kalon në këtë skuadër si futbollist i lirë, pas largimit nga Malisheva.

22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për tri sezonet e ardhshme, deri në verën e vitit 2029. Pas firmës, drejtori sportiv si dhe vetë Brruti kanë shprehur ndjesitë e tyre pas marrëveshjes.

Me Malishevën, mefushori i Kombëtares U-21 zhvilloi 35 paraqitje në të gjitha kompeticionet, ku shënoi 9 gola dhe kontribuoi me 5 asiste.

Cilësitë dhe mosha e hershme e bëjnë Brrutin një prej talentëve më të spikatur dhe me shumë potencial, si në ligën kroate ku ai ka bërë tashmë kapërcimin e karrierës, ashtu si dhe tek kuqezinjtë ku trajneri Rolando Maran mund ta konsiderojë në vazhdimësi.  

REAGIMET PAS FIRMËS: 

Robert Graf: “Jemi shumë të lumtur të mirëpresim Etnik Brrutin dhe mezi presim të ndjekim zhvillimin e tij në sezonet e ardhshme. Etniku konsiderohej një nga talentet më premtuese të kampionatit ku luante më parë, me potencial të madh dhe shumë hapësirë për t’u zhvilluar edhe më tej. Ardhja e tij përfaqëson një përforcim të rëndësishëm për skuadrën tonë, me synimin për të rritur konkurrencën në ekipin e parë dhe për të forcuar repartin e mesfushës ofensive. Besojmë se cilësia, mentaliteti dhe ambicia e tij do të përshtaten në mënyrë perfekte me ambientin tonë dhe mezi presim ta ndihmojmë në rrugëtimin e tij të mëtejshëm. I urojmë shumë fat me fanellën tonë”.

Etnik Brruti: “Jam i lumtur dhe krenar që do të luaj për këtë klub të madh me histori të pasur. Mezi pres të nis aventurën time këtu, të njoh bashkëlojtarët, tifozët dhe të gjithë njerëzit e klubit. Kam ndjekur ndeshjet e Hajdukut dhe e di që skuadra ka shumë cilësi. Dua të jap kontributin tim për ekipin në të ardhmen. Jam i vetëdijshëm që shumë lojtarë nga Shqipëria dhe Kosova kanë luajtur më parë për Hajdukun. Kam folur me disa prej tyre dhe të gjithë kanë folur fjalët më të mira për klubin, ambientin dhe tifozët. Jam vërtet shumë i lumtur që do të jem pjesë e Hajdukut”. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments