Wednesday, July 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAl Ittihad 'zyrtarizon' largimin e Mario Mitajt, klubi gjen menjëherë zëvendësuesin e...

Al Ittihad ‘zyrtarizon’ largimin e Mario Mitajt, klubi gjen menjëherë zëvendësuesin e mbrojtësit

Mario Mitaj mund të quhet praktikisht i larguar nga Al Ittihad.

Mbrojtësi i Kombëtares ka vendosur të nisë një aventurë të re dhe të bëjë rikthimin në Europë, pas thuajse 2 vitesh në ligën saudite.

Për të konfirmuar edhe më shumë “zyrtarizimin” e largimit e tij, klubi saudit ka gjetur akordin me Neom për mbrojtësin e krahut të majtë Faris Abdi, çfarë bën që Mitaj të vlerësojë ofertat për kapitullin e ardhshëm të karrierës.

Me shumë mundësi, pista që po vlerësohet dhe po fiton më shumë terren është transferimi te Genoa, me palët që janë ende në diskutime, përpara se të arrijnë dakordësinë përfundimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments