Vllaznia U19 e ketij sezoni pritet te jete nje ekip qe do te dominoje ne kampionatin e kesaj grupmoshe. Kjo ngaqe perberja e tij eshte vertete cilesore dhe per me teper, ka nje gershetim shume te mire te lojtareve te datelindjes 2002 me ato te datelindjes 2003.

Nje nga keto te fundit eshte edhe mesfushori Enes Papaj. Ndonese i nje datelindje me te vogel, ai eshte projektuar te jete titullar i padiskutueshem ne formacion dhe per me teper shihet si nje pike referimi ne lojen e ketij ekipi.

Mbush 17 vjeç me 5 nentor dhe duket se karriera e tij sapo ka nisur. Sezoni e kaluar ka mbajtur shiritin e kapitenit tek ekipi U17 dhe loja e tij ka qene e perqendruar ne kembet e tij.

Papaj ishte regjisori i atij ekipi dhe jo vetem kaq, por ai ishte edhe golashenuesi kryesor i tij. Pritet qe te jete i tille edhe tashme me ekipin U19.

Kuptohet qe me rritjen e moshes dhe kalimin tek nje ekip tjeter, rriten edhe pergjegjesite, por ai eshte i pergatitur per te ecur perpara. Punon shume ne stervitje, degjon çdo udhezim te trajnerit Zmijani dhe syte e te gjitheve jane te perqendruar tek ai.

Vllaznia e te rriturve prej vitesh vuan nga nje “play-maker”. Skuadra e pare nuk ka nje organizator te mirefillte dhe mbase Enes Papaj do te jete ai qe do ta beje kete gje pas nje apo dy vitesh.

Gjithmone nese vazhdon te punoje fort sepse aftesite dhe talentin i ka, por nganjehere keto nuk mjaftojne. Duhen edhe shume gjera te tjera, perfshi ketu edhe fatin./SHKODRA-SPORT.COM/