Thursday, April 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEFlavio Fusha shënon sërish, talenti shkodran lë gjurmë te Besëlidhja

Flavio Fusha shënon sërish, talenti shkodran lë gjurmë te Besëlidhja

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Flavio Fusha po vazhdon të konfirmojë potencialin e tij edhe me fanellën e Besëlidhjes në Lezhë, duke lënë menjëherë gjurmë në repartin ofensiv. Sulmuesi i ri ishte protagonist në fitoren 3-0 ndaj KF Shiroka, ku vulosi rezultatin me golin e tretë në minutën e 86-të, vetëm pak minuta pasi ishte aktivizuar nga stoli.

Një realizim që vlen më shumë sesa statistika, teksa Fusha tregoi instinkt tipik sulmuesi, duke qenë në vendin e duhur dhe duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirën në zonë, për të mbyllur një ndeshje të dominuar nga lezhjanët. Ky nuk është rasti i vetëm.

Edhe një javë më parë, në suksesin e thellë 9-1 ndaj Adriatikut, ai kishte gjetur rrugën e rrjetës, duke kontribuar në një nga fitoret më të thella të sezonit. I ardhur nga akademia e Vllaznisë, Fusha po shfrytëzon minutat e tij në Kategorinë e Dytë për të treguar se është një “9-sh” me nuhatje për golin.

Shtatlartësia, prezenca fizike dhe aftësia për të finalizuar e bëjnë një profil interesant për të ardhmen. Goli i fundit i Flavios Fushës është një sinjal i qartë. Shkodra po prodhon një tjetër sulmues që mund të bëjë diferencën.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments