Trajneri i Vllaznisë, Çaba Laszlo, nuk ka kursyer kritikat për lojtarët e tij pas humbjes ndaj Egnatias.
“Në 45 minutat e para nuk luajtëm mirë, por nuk ka pse të ndryshonim pas 10 minutave të para. Nuk jemi në kopsht.
Problemi ishte kryesisht në pjesën e parë, për shkak të penalltisë, që erdhi mes tre lojtarëve tanë, pa rrezik. Ishin sikur pyesnim njëri-tjetrin: ta marr unë apo jo? Nuk ka besim. Kjo është çështje kualiteti dhe kjo është ajo që më bëri nervoz. Më pas duhet të ndjekësh rezultatin. Bëra ndryshimet sepse desha të kthehesha në lojë dhe nuk jam i inatosur me ekipin, por me mënyrën si humbëm. Nëse ke pesë shanse për gol dhe sheh se i humb, nuk është normale.
Ne kemi dy lojtarë para mbrojtjes. Problemi është vetëm koordinimi. Nëse shkon pas numrit 10, ke numrin 6 tjetër, që duhet të bëjë mbylljen. Duhet të punojmë për këtë, sepse kemi luajtur me dy lojtarë para mbrojtjes. Njëlloj luajtëm edhe ndaj Dinamos. Nuk ishte ndonjë gjë speciale në krahasim me ndeshjen e kaluar.
Jam emocional, sepse nëse pësojmë tre gola në këtë mënyrë dhe në pjesën e dytë je ekipi më i mirë, kjo më bën nervoz. Perez kishte rastin dhe i tha portierit: nga do të shkosh? E bëri portierin hero, si Murataj në pjesën e parë. Duhet të pyesim veten fillimisht.
Nuk u përgjigjëm vonë. Në pjesën e dytë bëra ndryshime se pashë që nuk po funksiononin, ndaj i ndryshova. Por mund të ndryshonim edhe pas 10 minutash. Problemi ishte goli i shpejtë dhe është një pikëpyetje normale për disa lojtarë, për performancën e tyre.
Kjo është arsyeja që i thashë ekipit se nuk ka sekrete në futboll. Duhet të rrimë stabël. Po shohim sidomos minutat e para, se si lëviz Egnatia. Por gjithashtu duhet të pranoj se fillimin e ndeshjes nuk e kisha ëndërruar asnjëherë kështu. Dros, Gurishta dhe Musta, të cilët kanë shumë eksperiencë, bëjnë këtë gabim të madh. Nëse gabimi është i sforcuar, e kuptoj, por ishte momenti kur na uli gjithë besimin. Pastaj duhet rikthimi.
Jam i lumtur që u rikthyem. Edhe në pjesën e parë na u desh të dilnim përpara, sepse kishim dy-tre raste: Murataj, Balaj dhe Qato. Më vjen keq, por duhet të shënosh. Pastaj vendosa në pjesën e dytë, sepse përsëri, nga asgjëja, erdhi goditja me kokë dhe goli. Përsëri një gol jo i sforcuar. Vendosa të hapja pak ndeshjen dhe kjo funksionoi për ekipin. Sidomos pas rezultatit 2-1, Perez kishte atë shans që duhet ta realizonte. Ishte gjashtë metra larg, i vetëm, me më shumë se gjysmën e portës të lirë. E bëri portierin hero. Mund të ulnim moralin e kundërshtarit me golin e 2-2.
Te goli i tretë, Emanueli bëri një gabim. Është djalë i ri, e kuptoj, por prapë ishim dy kundër një. Duhet ta largosh topin pas goditjes së dënimit. Goli i tretë na vrau. Ata kishin tri gjuajtje në kuadratin e portës dhe shënuan tri gola. Kjo tregon se kemi cilësi gjithashtu”, tha Laszlo pas ndeshjes për RTSH.


