FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKalendari i javës së 8-të, ja kur luhet 'klasikja' Vllaznia- Tirana

Kalendari i javës së 8-të, ja kur luhet ‘klasikja’ Vllaznia- Tirana

Java e 8 e Abissnet Superiore do të zhvillohet e ndarë në tre ditë, sipas kalendarit të përcaktuar aktualisht nga FSHF. Ajo ka vendosur që të jenë 3 ndeshje të cilat të luhen në të njëjtën ditë, duke i ndarë në dy orare të ndryshme ato.

Të premten, me orar të pacaktuar ende është sfida Partizani-Skënderbeu, për të cilën fillimisht duhet vendosur edhe stadiumi ku do luhet. Të shtunën, fillimisht luhet në orën 13:30 ndeshja Laçi-Vora. Më pas, në orën 18:30, do të luhen dy ndeshjet e tjera që janë shumë interesante, pasi do ketë përballje Teuta-Elbasani dhe Vllaznia-Tirana, me këtë të fundit që njihet si “Klasikja” e futbollit shqiptar.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e javës do të luhet të dielën, në orën 18:30 dhe do të vërë përballë dy ekipe pretendente, pasi Dinamo pret Egnatian.

JAVA 8

23.10.2024
Partizani-Skënderbeu ora e pavendosur

24.10.2026
Laçi-Vora ora 13:30
Teuta-Elbasani ora 18:30
Vllaznia-Tirana ora 18:30

25.10.2026
Dinamo-Egnatia ora 18:30

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments