Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zbardhur ditën e sotme nga mbledhja e radhës, lidhur me vendimet e marra që përkojnë me javën e 31-të të Abissnet Superiore.
Kështu, Edlir Tetova është toleruar nga disiplina, pasi kjo e fundit zgjodhi të pranojë ankimimin e trajnerit të Egnatias, i cili nga 6 muaj pezullim nga aktivitetet sportive, masa i është reduktuar në 3 muaj.
Një ndëshkim të rëndë ka marrë Bruno Telushi, lojtari i Orikut në Kategorinë e Dytë i cili u përfshi në një sherr masiv në fushën e lojës në sfidën që vlonjatët luajtën në transfertë përballë Bylis B. Ish-i i Partizanit i ndalohet aktiviteti për 8 ndeshje, duke mbyllur kështu dhe sezonin.
Në anën tjetër, edhe Shkumbini i Kategorisë së Dytë ka marrë një “shuplakë” të fortë nga komisioni. Skuadra peqinase është përjashtuar në mënyrë kategorike dhe do të luajë sezonin e ardhshëm në të Tretën, pasi humbi dhe sfidën në tavolinë me rezultatin 0-3 kundër Këlcyrës.
I përjashtuar nga aktivitetet sportive do të jetë dhe zëvendës trajneri i Dinamos, Glen Daja, i cili pas sjelljeve josportive në barazimin me Bylisin do të detyrohet t’i qëndrojë larg ekipit të tij për 4 ndeshje.
VENDIMI PËR EDLIR TETOVËN:
KOMISIONI I APELIT
Pasi mori në shqyrtim ankimin e zyrtarit të Klubit të Futbollit Egnatia, z. Edlir Tetova,
Vëren se:
Me vendimin nr.34, pika 20 datë 18.03.2026 ka vendosur të marrë ndaj zyrtarit të Klubit të Futbollit Egnatia, z. Edlir Tetova,masën disiplinore si më poshtë vijon:
Zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Më datë 03.04.2026 zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova ka paraqitur ankim me objekt:
1. Shfuqizimin e Vendimit nr. 35, datë 18.03.2026, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës të Federatës Shqiptare të Futbollit, si të pabazuar në ligj e prova.
Në mënyrë alternative:
2. Rikualifikimi i shkeljes disiplinore të atribuar nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës dhe marrja e një mase disiplinore në përputhje me nenin 14 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës të Federatës Shqiptare të Futbollit
KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS
Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,
VENDOSI:
1. Ndryshimin e vendimit.
2. Dënimin e zyrtarit të KF Egnatia, Edlir Tetova, në bazë tëneneve 6/2/a, 8, 13 dhe 14/1/j të KDE, me 3 (tre) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.
VENDIMET
1.FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. Zyrtari i FC Dinamo City, Glen Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorurkore fyese dhe hedhje sendesh në fushën e lojës duke rrezikuarsigurisë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
4. KF Burreli, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
5. KF Shkumbini, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprejen e përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/j, 8/1, 13 dhe 16/1 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Këlcyra dhe dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Në zbatim të Neneve 6/3/i dhe 32 të KDE, si dhe bazuar në nenin 36/3 të rregullores së aktivitetit, për arsye të tërheqjes nga gara për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, KF Shkumbini përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2025–2026 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
6. Zyrtari i KF Shkumbini, Florent Hasbajrami, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1, 13 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (muaj) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
7. Zyrtari i KF Shkumbini, Musa Xhaja, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1, 13 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (muaj) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
8. Lojtari i FC Delvina, Keli Musta, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i KF Oriku, Bruno Telushi, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
10. Lojtari i Bylis B, Henri Solollari, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
11. Lojtari i KF Memaliaj, Dionis Hajdini, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
12. KSP Junior D, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Football Academy C, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
13. Petrela U-13, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Olympic Junior C, U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
14. Don Bosko Academy U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Etien Academy U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
15. Lapraka Sport U-16 Vajza, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprejen e përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/j, 8/1, 13 dhe 16/1 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Spartaku U-16 Vajza dhe dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
16. Zyrtari i Lapraka Sport U-16 Vajza, Xhek Alushi, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1, 13 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (muaj) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
17. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtari FC, Squadrone Luciano Gaston, bazuar në nenin 74 të KDE, për rishikimin e vendimit nr. 34, datë 18.03.2026 të KDE, në lidhje me pikën 14;
Vendosjen e pezullimit të plotë të ekzekutimit të dënimit të dhënë ndaj kërkuesit, duke e vendosur në periudhë prove prej 6 (gjashtë) muajsh.
18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të AF Luftëtari, Behar Ramadani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.


