Trajneri i Lacios, Simone Inzagi ka nevojë për përforcime në repartin e prapavijës duke qenë se mbrojtësi Luiz Felipe pati nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale në kyçin e këmbës.

Në këtë formë, drejtori Igli Tare nisi nga puna dhe së fundmi raportohet të ketë arritur një marrëveshje me Sokratis Papastathopulos.

Mbrojtësi grek kishte edhe gjashtë muaj kontratë me Arsenalin, mirëpo klubi anglez dhe lojtari vendosën të ndaheshin me marrëveshje para kohe. Për Papastathopulos kishte ofertë edhe nga Xhenoa, madje ai është aktivizuar në të kaluarën me këtë skuadër, por ajo që e bën të jetë më afër Lacios është fakti se bardhekaltërit marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.

Nëse marrëveshja me italianët konfirmohet, atëherë mbrojtësi do të përfitojë dy milionë euro në sezon, deri në vitin 2022. /VipSport/