Kastrioti përballet me Vllazninë nesër në transfertë në orën 16.45, në kuadër të Kategorisë Superiore. Përpara këtij 90 minutëshi për mediet ka folur trajneri i krutanëve, Ramadan Ndreu.

Ai vlerëson maksimalisht rivalin, por beson te rezultati pozitiv. Diçka u tha edhe për merkaton, për të cilën nuk është optimsit.

“Ne na interesojnë shumë pikët. Ajo që na bën ne optimistë është se kemi bërë ndeshje të mira, por me pikët jemi keq. Shpresoj që me Vllazninë, një ekip që ka bërë mirë, ne na del për detyrë një angazhim i jashtëzakonshëm. Është momenti i duhur për të treguar se kush jemi. Në Shkodër le të kemi fatin e duhur.

Diferencën e bëjnë detajet. Edhe me Vllazninë, pavarësisht se kanë bërë përparime, ata kanë avantazh nga pikët. Futbolli është vlerësim, e nëse ne japim shpirtin në fushë, kemi të gjitha mundësitë.

Rikthimet- Shpresojmë t’i kemi me Bylisin.

Merkato- E vështirë t’i marrësh në këtë periudhë. Duhet të prishesh kontratën me ekipe të tjerë që t’i marrësh lojtarët. Shpresojmë deri në fund, që të marrim lojtarë mesatar. Nuk jam optimist” – tha ai.