Shqipëria futsallës fillon ditën e sotme përgatitjet për kampionatin Europian të vitit 2022. Sot para mediave ka folur trajneri Erind Resuli, i cili ka theksuar se është një situatë jo ideale për shkak se nga COVID mungojnë disa lojtarë kryesorë.

Resuli thekson se dy ndeshjet e para ndaj Kroacisë dhe Ukrainës janë të vështira duke marrë parasysh nivelin e tyre, ndërsa edhe kundërshtari tjetër në grup, Danimarka është po aq i vështirë.

“Në radhë të parë ne po flasim për një situatë të pazakontë dhe për një situatë që ka dëmtuar jo vetëm sportin por edhe të gjithë ekonominë botërore.

Për momentin nga formacioni kryesor ose nga katërmbëdhjetëshja kryesore, na mungojnë 4 lojtarë kryesorë, që është kapiteni i skuadrës, Roald Halimi që ka rezultuar pozitiv në datën 17.

Po presim një përgjigje të dytë, që nëqoftëse negativizohet, ta kemi për ndeshjen me Ukrainën që do bëjmë në Tiranë. Narcis Alibebu, që ka bërë dëmtim në gju, Kemal Gashi, që gjithashtu ka rezultuar pozitiv me covid dhe Julio Cesar De Melo, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv dhe presim dhe për të, të bëjmë një test tjetër, ndoshta e bëjmë nesër, që ta kemi për ndeshjen kundër Ukrainës.

Jemi në një gjendje të pazakontë dhe situata nuk është ajo që duhet të ishte idealja për ne. Do të luajmë me vendin e gjashtë dhe të shtatë në Europë, siç është Ukraina dhe Kroacia.

Diskutojmë për ekipe me nivel shumë të lartë, diskutojmë që janë ekipe të nivelit që ne nuk i kishim prekur ndonjëherë, aq më tepër që ne jemi në fazën e grupeve.

Dhe në fazën e grupeve, nuk janë ekipe të nivelit që kemi luajtur deri tani, por janë ekipe të nivelit më të lartë. Do mundohemi me lojtarët që kemi të japim maksimumin dhe të arrijmë targetin apo idetë që kemi në kokë.

Përveç Ukrainës dhe Kroacisë, kemi edhe Danimarkën në grup, një ekip i nivelit tonë. Ne do të japim maksimumin te të treja ndeshjet ndaj kundërshtarëve. Ndeshjet tani nuk janë më sistem grumbullimi i gjithë grupi, por duke qënë faza finale për kualifikim në Kampionat Europian janë me sistem vajtje-ardhje.

Jemi në një situatë të pazakontë dhe nuk e dimë sesi do të dalim me testet e lojtarëve që kemi, duke shpresuar që të mos kemi të infektuar dhe mungesa. Lista është me 25 lojtarë, 4 janë larguar deri tani, nëse do kemi mungesa të tjera do thërrasim element të tjerë.

Shpresoj që testet të jenë negative dhe të përfaqësohemi sa më mirë”, u shpreh Resuli. /VipSport/