Lajmi i ndarjes nga jeta i legjendes se volejbollit Ali Bushati sigurisht qe i ka bere te ndjehen keq jo vetem te gjithe shkodranet por edhe te tjere qe e kane njohur dhe emocionuar nga klasi i tij i larte ne parket.

Sigurisht qe pas ketij lajmi nuk mund te mos reagonte edhe kryebashkikja e Shkodres Voltana Ademi e cila ka shprehur ngushellimet e saj per ndarjen nga jeta te ketij sportisti te shkelqyer, qe nder te tjera ka qene edhe miku i babait te saj, volejbollistit dhe basketbollistit te mirenjohur Vehbi Ademi.

Ja cfare shkruan Ademi ne postimin e saj:

“Sportist i shkëlqyer i brezit të artë të volejbollit shkodran e shqiptar, zotni Ali Bushati do të kujtohet gjithmonë me respekt si qytetar model, bashkëshort e prind i përkushtuar.

U prehsh në paqe Mjeshtër i Madh, mik i babait tim dhe i familjes sonë!”