FAQJA E PARE KRYESORECassano me deklaratë të bujshme: Cristiano është sa gjysma e gjysmës së...

Cassano me deklaratë të bujshme: Cristiano është sa gjysma e gjysmës së Fenomenit. Ai ishte Ronaldo i vërtetë

Antonio Cassano ka sulmuar Cristiano Ronaldon me intervistën e fundit. Sipas tij, Cristiano nuk është as as gjysma e Ronaldo Nazairos.

“Totti? Ai ishte një nga idhujt e mi më të mëdhenj. Kur pata mundësinë të transferohesha te Roma ose te Juventusi, vendosa të shkoja në kryeqytet, sepse aty kishte luajtur Francesco.

Më pas, pata fatin të luaja në të njëjtin ekip me Ronaldo Nazarion. Si sulmues qendre, nuk kam parë askënd të ngjashëm me të. Ishte absolutisht i jashtëzakonshëm dhe bënte diferencën.

Nëse do të kishte pasur një karrierë pa dëmtime, do të kishte arritur një nivel të paimagjinueshëm. Ai ishte Ronaldo i vërtetë, jo Cristiano, i cili është sa gjysma e gjysmës së Fenomenit”, u shpreh Kasano.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments