Mesfushori i Vllaznisë, Herald Marku ka folur para medieve. Mëngjarashi është ndalur te ecuria e momentit, objektivi dhe rivalët.

Në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Kastriotit, Marku si një ish i krutanëve premton se nuk do festojë nëse shënon. Vllaznia pret nesër Kastriotin në orën 16:45, me ndeshjen që vlen për javën e 16-të të Superligës.

“Është një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të fortë. Unë kam qenë pjesë e Kastriotit dhe kam shumë respekt për klubin dhe drejtuesit sepse më kanë mbështetur. Ne nesër futemi në fushë për të marrë fitoren. Po kalojmë një gjendje të mirë si në lojë ashtu edhe jashtë saj.

Kush del në konferencë shënon – Uroj të jetë edhe fati im nesër. Do ishte një kënaqësi, por nuk do festoj në shenjë respekti.

Distanca? Na bën të jemi komod. Është një diferencë e kënaqshme, siç e tha edhe trajneri i marrim kapitujt me radhë, nuk duhet të mendojmë për diferencat pot ë përqëndrohemi dhe të bëjmë atë që dimë.

Rivali? Vllaznia. Nëse do bëjmë më të mirën tonë do tregojmë që kemi vazhdimësi dhe mund të bëjmë mirë. Nuk dua të jap emër sepse të gjitha skuadrat janë të forta. Të fokusohemi te vetja, pasi nëse gabojmë gjithçka prishet.

Objektivi në ritje, trysni? Nuk kemi thënë që do jemi për mbijetesë, kishim thënë që duam Europën dhe çdo gjë në favor është i mirëseardhur. Nuk kemi asnjë trysni, jemi branda objektivave dhe në rregull.

Nesër luajmë në fushën tonë dhe duhet një fitore. Jemi I vetmi ekip që kemi marrë pikët e plota me të gjitha skuadrat e ashtëquajtura si të vogla”, tha Marku./newsport/