Sot mbush plot 46 vjeç dhe po çon përpara një Vllazni që me futboll po ngre peshë zemrat e shkodranëve.

Bëhet fjalë për trajnerin e ekipit Thomas Brdaric, I cili ka lindur në 23 janar 1975 dhe sot, gjatë stërvitjes, ka pasur surprizën e radhës nga dashamirësit e futbollit shkodran.

Ai është suprizuar me një buqetë me lule në stërvitje, buqetë e ndërtuar me ngjyrat e ekipit shkodran.

Ka ndërprerë stërvitjen për pak kohë për t’iu bashkuar festës krijuar enkas për të.

Duket se atmosfera festive në ekipin shkodran nuk mbaron, kur tani, që thuajse është mesi I kampionatit, Vllaznia me në krye trajnerin Brdaric marshon me hap kampioni.