FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEArbër Shytani i jep tjetër fytyrë Basanias

Arbër Shytani i jep tjetër fytyrë Basanias

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Basania ka marrë një barazim me shumë vlerë në transfertë ndaj Gramshit, një prej ekipeve pretendente të kampionatit. Sfida e luajtur pasditen e sotme në Cërrik është mbyllur me rezultatin 0-0. Skuadra nga Bushati zhvilloi një ndeshje të kujdesshme dhe arriti të marrë një pikë të rëndësishme në transfertë, duke ruajtur edhe portën të paprekur.

Pas dy javëve të para të kampionatit, Basania ka grumbulluar 4 pikë dhe renditet në vendin e katërt, një nisje që tregon ndryshimin e situatës krahasuar me sezonin e kaluar. Nga një skuadër që luftonte për mbijetesë, Basania e Arbër Shytanit e ka nisur këtë kampionat me një tjetër mentalitet dhe me synimin për të qenë protagoniste në vazhdim.


Ardhja e Arbër Shytanit në stolin e skuadrës nga Bushati duket se po sjell një tjetër fytyrë për Basanian. Rezultatet e para të këtij sezoni japin sinjale pozitive, ndërsa skuadra po tregon më shumë nivel në paraqitjet e saj në fushën e lojës.

Në këtë ndryshim të Basanias padyshim që ka ndikimin e vet edhe puna e dyshes drejtuese të klubit, Ermir Shimaj dhe Bernardin Kulla. Të tre kanë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një skuadre më konkurruese, me synimin për ta çuar Basanian në një Kategori më lart të futbollit shqiptar.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments