FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTETrajneri Bubeqi: Lushnja e zhgënjyer nga barazimi me Basanian

Trajneri Bubeqi: Lushnja e zhgënjyer nga barazimi me Basanian

Pas Vllaznisë “B” që e mundi brenda në “Roza Haxhiu”, Lushnja e ka pësuar edhe nga një tjetër skuadër veriore. Këtë herë nga Basania e cila i mori një barazim në shifrat 2-2 brenda në fushën e lushnjarëve. Me këto dy pikë të lëna, Lushnja tashmë ndodhet gjithnjë e më larg kreut të renditjes.

Trajneri Dorian Bubeqi i cili e ka ndjekur ndeshjen ndaj Basanias nga tribuna ngaqë është i pezulluar, është shprehur në këtë mënyrë për dy pikët e lëna:

“Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim dhe të gjithë skuadrës për këtë barazim. Duke parë atë që prodhuan të dyja skuadrat në fushën e lojës, mendoj se rezultati nuk ishte i merituar për ne. Kundërshtari përdori edhe vonesat dhe ndërprerjet e shumta për të ruajtur barazimin, por gjithsesi ky rezultat na dhemb shumë, sepse na largon edhe më tepër nga vendi i parë.

Megjithatë, ne jemi ende në garë për vendin e dytë dhe ngjitjen direkte. Duhet të mësojmë nga çdo rezultat negativ dhe të mos lejojmë që këto episode të ndikojnë në objektivat tona. Dua të jem shumë i sinqertë me opinionin futbolladashës të Lushnjës. .

Këtë situatë e kisha parashikuar që në momentin e parë kur mora drejtimin e ekipit. E kam bërë të qartë se gjendja nuk ishte pozitive dhe se duheshin ndërhyrje për të përmbushur objektivat e klubit”.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments