FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESTATISTIKAT/ 2 pikë në 5 ndeshje, Vllaznia bënte më keq vetëm para...

STATISTIKAT/ 2 pikë në 5 ndeshje, Vllaznia bënte më keq vetëm para 11 vitesh

Starti i kampionatit të sivjetëm po lë shumë për të dëshiruar te Vllaznia. Ecuria e saj në pesë javët e para nuk ka qenë ajo e duhura dhe si rrjedhojë me 2 pikë të grumbulluara, kuqeblutë ndodhen në vendin e fundit të renditje.

Dhe në raste të tillë gjithmonë ka vend për të mësuar se kur ka qenë hera e fundit që Vllaznia kalonte një situatë të tillë. Gazeta “Shkodra Sport” referuar statistikave të saj, konstaton dhe vetëm 11 vite më parë, ajo ka patur një ecuri edhe më të keqe se kaq.

Ka qenë pikërisht sezoni 2015-2016 kur skuadra e drejtuar në atë kohë nga trajneri Luan Zmijani, në 5 ndeshjet e para të kampionatit nuk arriti të grumbullonte asnjë pikë sepse i humbi të 5 ndeshjet. Konkretisht ndaj Skënderbeut (0-1), Teutës (0-2), Partizanit (1-2), Flamurtarit (2-0) dhe Laçit (1-0).

Dhe në fund të ndeshjes së pestë, trajneri i atëhershëm Zmijani dha dorëheqjen. Kuptohet që ka qenë një situatë krejt ndryshe nga kjo e sotmja. Klubi administrohej nga Bashkia dhe çdo vit kishte probleme nga më të ndryshmet dhe që reflektoheshin edhe në fushën e futbollit.

Po sot?!?!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments