...
HomeKRYESORE'Poker' nga Portugalia, Europiani U-17 nuk nis në mënyrën më të mirë...

‘Poker’ nga Portugalia, Europiani U-17 nuk nis në mënyrën më të mirë për Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare U-17 e ka nisur me humbje Kampionatin Europian të moshave duke u mposhtur nga Portugalia. Ekipi luzitan arriti të mposhtë kuqezinjtë në “Arenën Kombëtare” me rezultatin 3-0.

Në pjesën e parë të takimit, Portugalia U-17 kaloi në epërsi falë golit të realizuar nga Rafael Quintas.

Ndërsa golin e dytë për miqtë e realizoi Mateus Mide nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli i tretë i takimit u realizua nga Anisio Cabral në fundin e takimit, dhe i katërti nga Soares, duke rezultuar në humbjen e kuqezinjve. Shqipëria U-17 do të luajë edhe dy ndeshjet ndaj Gjermanisë dhe Francës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.