HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEZYRTARE/ Një trajner lezhjan për pankinën e Erzenit

ZYRTARE/ Një trajner lezhjan për pankinën e Erzenit

Levizje tek Erzeni i Shijakut, levizje keto qe nisin nga pankina. Tre jave para startit te kampionatit te kategorise se dyte, kampionat ku kjo skuader do te marre pjese ne sezonin e ri, vjen dhe emerimi i trajnerit qe do ta drejtoje ate.

Ai eshte nje lezhjan i njohur si futbollist, por vitet e fundit edhe si trajner- Alert Alcani. Ai vjen ne kete detyre pas pervojave te meparshme si trajner tek ekipet e Shenkollit, Burrelit, Tërbunit, Kastriotit e Besëlidhjes.

Me shijakasit kuptohet qe do te mundoje te beje me te miren, duke shpresuar qe drejtuesit e klubit t’ia plotesojne kerkesat per ndertimin e nje skuadre me lojtare cilesore. Duhet thene se Erzeni sezonin e kaluar kaloi shume peripeci, prej te cilave e pesoi edhe duke rene nga kategoria e pare.

Alcani me nje eksperience te gjate si lojtar, por tashme edhe si trajner kuptohet qe do te jete i gatshem te sakrifikoje jo pak per kete skuader, megjithate jo çdo gje varet nga ai.

Fakti qe emerimi i tij vjen vetem tre jave para startit te kampionatit, do te thote se problemet vazhdojne te ekzistojne tek kjo skuader. Por kjo nuk do te thote se nuk mund t’ia dalin. Mjafton perkushtimi i te gjitha paleve dhe objektivi mund te arrihet.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments