HomeBASKETBOLLLAJMI I FUNDIT/ Një shkodran 2.08 metra i gjatë vjen nga Amerika...

LAJMI I FUNDIT/ Një shkodran 2.08 metra i gjatë vjen nga Amerika për të ndihmuar Vllazninë e basketbollit

Nje lajm i mire ka ardhur mbremjen e sotme per Vllaznine e basketbollit. Nje lojtar shtatelarte, per me teper shkodran, ka firmosur me kete skuader dhe do te jete ne dispozicion te stafit teknik per sezonin e ri. Behet fjale per Klajdi Kirin. I gjate 2.08 metra, ai vjen ne Shkoder pas pervojes me kolegjet ne Amerike dhe tashme do te tregoje vlerat e tij me te mira ne basketbollin shqiptar.

Ai ka disa dite qe stervitet me ekipin shkodran dhe drejtuesit e tij jane bindur per cilesite e ketij lojtari dhe prandaj ka ardhur edhe firma ne kontrate. Nje gje e tille zyrtarizohet nga vete Shoqata e Basketbollit Vllaznia permes nje publikimi ne faqen e saj ku shkruan:

ZYRTARE

Jemi të lumtur të njoftojmë firmosjen e lojtarit Klajd Kirit Shkodran i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 2.08 m i gjatë që luan në pozicionin Qendër

Klajdi ka luajtur për kolegjin Ave Maria në Florida dhe tashmë rikthehet në Shkodër për të na ndihmuar në arritjen e objektivave tona

Mirë se vjen në familjen tonë, Klajd!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments