HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEPjerin Fusha prezantohet si president i Besëlidhjes

Pjerin Fusha prezantohet si president i Besëlidhjes

Nga Maringlen ZHIVANI

Besëlidhja e Lezhës ka hapur një kapitull të ri në historinë e saj. Në ambientet e Bashkisë u prezantua zyrtarisht presidenti i ri, Pjerin Fusha, një emër i njohur i futbollit shqiptar për eksperiencën e gjatë në drejtimin e klubeve dhe për kontributin e tij në sport.


Fusha ka marrë përsipër drejtimin e ekipit me ambicie të qarta për të rikthyer Besëlidhjen aty ku i takon, në elitën e futbollit shqiptar. Ai ka theksuar se ky projekt bazohet mbi seriozitet, organizim dhe një vizion afatgjatë për zhvillimin e klubit.


Në pankinën lezhjane është vendosur trajneri Elvis Plori, një nga figurat më të respektuara në futbollin shqiptar, i cili do të drejtojë skuadrën në këtë rrugëtim të ri. Ndërkohë, një tjetër emër i madh, Renato Malota, do të mbajë rolin e drejtorit teknik, duke sjellë përvojën dhe autoritetin e tij për të forcuar strukturat e klubit.


Objektivi i Besëlidhjes është i qartë: rikthimi në Kategorinë Superiore. Ky synim shoqërohet edhe me pritshmëri të mëdha nga tifozët lezhjanë, të cilët gjithmonë kanë qenë një forcë e madhe mbështetëse për skuadrën e tyre.

Me një udhëheqje të re dhe me emra të tillë në drejtim, Besëlidhja duket e vendosur të ndërtojë një projekt ambicioz e afatgjatë për të ardhmen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments