HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMERKATO/ Besëlidhja merr edhe një tjetër futbollist shkodran

MERKATO/ Besëlidhja merr edhe një tjetër futbollist shkodran

Presidenti nga Shkodra, trajneri nga Shkodra, por edhe baza e ekipit të Besëlidhjes për sezonin e ri duket se do të jetë me futbollistë nga ky qytet. Treguesi më i mirë për këtë është numri në rritje i futbollistëve shkodranë çdo ditë në stërvitje me lezhjanët.

I rradhës që është bashkuar me ta është mesfushori Suad Bega. Mjafton kjo foto e publikuar sot nga seanca stërvitore e ekipit të Besëlidhjes dhe Bega shihet përkrah sulmuesit Jasmin Rraboshta. Të dy ata kanë luajtur sëbashku sezonin e kaluar tek Oriku dhe tashmë duket se do të jenë sërish bashkë në të njëjtën skuadër.

Suad Bega dallohet si një futbollist me cilësi të mira, i cili vite më parë ka qenë edhe pjesë e Vllaznisë B, për të lëvizur më pas tek disa skuadra të tjera, ndërsa tani do të veshë fanellën e Besëlidhjes.

Ai i bashkohet Arsid Krujës, Abaz Karakaçit, Jasmin Rraboshtës, shkodranëve të tjerë që janë bërë pjesë e kësaj skuadre për sezonin e ri dhe që do të drejtohen në pankinë nga një trajner si Elvis Plori. Besëlidhja ka pretendime shumë serioze për ngjitjen jo vetëm në kategorinë e parë në fund të këtij sezoni, por edhe më tej në sezonet e ardhshme.

Një gjë e tillë është bërë e ditur sot edhe gjatë prezantimit të presidentit Pjerin Fushaj. Bashkë me stafin e tij dhe me mbështetjen e Bashkisë, tek Besëlidhja janë të bindur se do ia dalin të arrijnë objektivat që kanë vendosur.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments