HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBasania godet në merkato. I merr kapitenin ekipit të Tërbunit

Basania godet në merkato. I merr kapitenin ekipit të Tërbunit

Basania ndonëse pa shumë zhurmë, duket se po bën lëvizjet e duhura në merkato. Pas disa përforcimeve të bëra ditë më parë, së fundi ka arritur akordin edhe me sulmuesin e njohur Jurgen Gjini.

Ky i fundit në dy sezonet e kaluar ka qenë pjesë e ekipit të Tërbunit, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Pas një bisede që nuk ka zgjatur shumë me presidentin Shimaj dhe drejtorin Hasanaj, ai i ka thënë “po” ofertës së tyre dhe kësisoj ai është bërë tashmë pjesë e ekipit të Basanias.

Lajmin për akordin e arritur e ka bërë të ditur ekskluzivisht për gazetën “Shkodra Sport” vetë futbollisti Jurgen Gjini i cili shkurtimisht është shprehur: “Po, mund të jem se tashmë jam futbollist i Basanias. Drejtuesit e saj më bindën me projektin e tyre dhe si rrjedhojë arritëm akordin për të luajtur me këtë skuadër në sezonin e ri”.

Kujtojmë që Gjini në sezonin e fundit ka qenë pikë referimi në sulmin e Tërbunit, ku arriti të shënonte edhe 11 gola. Tashmë tek Basania do të mundohet të bëjë të njëjtën gjë dhe padyshim që me ardhjen e tij të gjithë duken të kënaqur. Trajneri Haxhiosmanoviç ishte shprehur për gazetën tonë se priste përforcime në sulm dhe me marrjen e këtij lojtari, gjërat bëhen edhe më mirë.

Jurgen Gjini është një futbollist me shumë përvojë ku kulmin e karrierës së tij e ka patur me aktivizimin tek Vllaznia, por më pas ka luajtur edhe për disa skuadra të tjera në Shqipëri e Kosovë, ndërsa tani do të jetë pjesë e Basanias në sezonin e ri.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments