HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEIshte shumë pranë firmës me Vllazninë, por sulmuesin 19 vjeçar e merr...

Ishte shumë pranë firmës me Vllazninë, por sulmuesin 19 vjeçar e merr Besëlidhja

Ne ditën e fundit të merkatos u përfol mundësia e firmosjes së tij me Vllazninë, por ardhja e Bismark nga Skënderbeu i prishi planet. Megjithatë u mendua se do të ishte pjesë e ekipit “Vllaznia B” me të cilin stërvitej prej një muaji e gjysëm, por nuk ka ndodhur kështu.

Sulmuesi 19 vjeçar nga Bregu i Fildishtë Kouame Nicolas Koffi prej pak ditësh i është bashkuar në stërvitje ekipit të Besëlidhja. Trajneri i lezhjanëve Elvis Plori e njeh mjaft mirë këtë lojtar dhe prandaj ka insistuar për ta patur në dispozicion dhe duket se ia ka dalë.

Kujtojmë që Koffi sezonin e kaluar ndonëse vetëm 18 vjeç debutoi në Superligë me ekipin e Laçit dhe konsiderohet një element me shumë të ardhme. Ndoshta tek Vllaznia hezituan paska për hedhjen e firmës në kontratë me të, por në Lezhë tentuan menjëherë ta joshin me një ofertë të mirë financiare.

Kësisoj sulmuesi afrikan pritet të jetë një element i rëndësishëm i kësaj skuadre që tashmë ka si president Pjerin Fushajn, në ambiciet e saj për t’u ngjitur në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Besëlidhja ka afruar ditët e fundit shumë lojtarë me përvojë dhe tashmë po tenton edhe lojtarë të rinj në moshë.

Ditët e fundit ndërkohë me të është bashkuar edhe një tjetër futbollist afrikan. Bëhet fjalë për ganezin Emmanuel Akansase i cili është 21 vjeç dhe po ashtu edhe ai luan në repartin e sulmit.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments