Javen e kaluar eshte zhvilluar ne Tirane kampionati i ekipeve kombetare rajonale te futbollit te femrave per moshat U14, me pjesmarrjen e ekipeve te 6 zonave te Shqiperise dhe ne fund, ekipi i Zones se Shkodres ka triumfuar mbi te gjithe duke zene vendin e pare dhe duke u shpallur kampion.

Ne ndeshjet ne grupe, ekipi i Shkodres ka mundur ne ndeshjen e pare ate te Korçes dhe me pas eshte mundur nga ekipi i Zones se Tiranes duke u klasifikuar ne kete menyre ne vendin e dyte ne grup. Si rrjedhoje ne ndeshjen gjysmefinale te ketij kampionati kane luajtur me ekipin e vendit te pare te grupit B qe ka qene Fieri.

Ndeshja eshte dominuar ne te gjitha drejtimet nga vajzat shkodrane te drejtuara nga trajnerja Paula Jaku dhe e kane fituar ate me shifrat e thella 6-1. Nje fitore e tille u ka dhene atyre te drejten per te luajtur ne finale ndaj ekipit te Tiranes.

Por krejt ndryshe nga ndeshja ne grup, kete here ne finale, ekipi i Zones se Shkodres ka qene dominues ne te gjitha drejtimet dhe ka arritur te fitoje me rezultatin e paster 4-0 dhe ne kete menyre ai ka merituar edhe kupen e vene nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ne kete menyre, futbolli femrave edhe njehere tjeter tregon qarte se ka lindur ne Shkoder dhe nuk ka se si te jete ndryshe perveçse te gjitha trofete do te perfundojne ne kete qytet dhe pas sukseseve te shumta te ekipit te Vllaznise, tashme edhe me kombetaret rajonale ato dominojne duke triumfuar gjithnje./www.shkodrasport.com/