Vllaznia e femrave ka mesuar emrin e kundershtarit me te cilin do te luaje ne turin e pare te UEFA Women’s Europa Cup. Ajo do te perballet me skuadren ukrainase FC Kolos Kovalivka.
Ky eshte verdikti i shortit te hedhur pak minuta me pare ne Nion te Zvicres dhe si rrjedhoje shkodranet tashme do te fillojne t’i bejne pergatitjet per t’u ndeshur me kete kundershtare.
Ndeshja e pare do te luhet me 10 ose 11 shtator ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres dhe ajo e kthimit pas nje jave ne nje vend qe do te caktohet pasi dihet qe per shkak te luftes, ato nuk mund te luhen ne Ukraine.
Vllaznia e femrave do te provoje ta kaloje kete tur dhe si rrjedhoje do te synoje te marre nje rezultat sa me pozitiv ne ndeshjen e pare, per te synuar kualifkimin nje jave me vone.
Nderkohe Partizani, skuadra tjeter shqiptare pjesmarrese ne kete kupe do te ndeshet me skuadren serbe Spartak Subotica.