Pa shumë zhurmë e bujë, por tek Vllaznia e basketbollit të meshkujve janë duke lëvizur. Dy ditë më parë u lajmërua firmosja e kontratës me shkodranin 2.08 metra i gjatë që vjen nga Amerika Klajd Kiri, ndërsa sot është zyrtarizuar një tjetër përforcim.
Bëhet fjalë për Justin Thomas. Basketbollisti amerikan e njeh kampionatin shqiptar pasi para tre sezonesh ka qenë pjesë e Kamzës, por e rëndësishme është që njeh edhe trajnerin Eni Llazani me të cilin kanë punuar sëbashku tek kjo skuadër.
Lajmin për marrjen e këtij lojtari e ka bërë të ditur vetë Shoqata e Basketbollit Vllaznia përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ku shkruan:
“Welcome to Vllaznia, Justin Thomas!
Jemi të lumtur të njoftojmë që Justin Thomas do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin 2025/26!
Ai nuk është i panjohur për basketbollin shqiptar – para tre sezonesh ka luajtur me Kamza Basket – por këtë herë vjen në Shkodër me një qëllim të qartë: të fitojë!”