Arbenita Curraj, nje nga lojtaret e rendesishme te Vllaznise dhe kombetares shqiptare, nga sot ka nisur nje aventure te re ne karrieren e saj. Mbrojtesja e majte ka firmosur nje kontrate me skuadren e Genoas ne Itali dhe do te jete pjese e saj per dy vitet e ardhshme.

Nje lajm i tille eshte bere i ditur nga vete klubi italian i cili ne faqen e tij shkruan:

“Arbenita Curraj eshte nje lojtare e re e Genoa me nje kontrate deri ne vitin 2027. E lindur ne Suhareke, Kosove, e datelindjes 28 korrik 1996, mbrojtesja e kombetares shqiptare ka veshure fanellen e KFF Hajvalia dhe Vllaznia Shkoder dhe ka 19 paraqitje ne Ligen e Kampioneve”.

Kontrata e Currajt me Vllaznine kishte perfunduar dhe presidenti Matija kete here nuk eshte bere pengese per lojtaren e cila ka dashur te provoje nje eksperience te re, kete here ne futbollin italian teksa do te luaje per dy sezonet e ardhshme me ekipin e Genoas.