...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMERKATO/ Besëlidhja rikthen në shtëpi edhe Përgjonin

MERKATO/ Besëlidhja rikthen në shtëpi edhe Përgjonin

Skuadra e Besëlidhjes vazhdon të përforcohet me lojtarë cilësorë dhe Gjergji Përgjoni është futbollisti më i ri i saj. Mbrojtësi 22-vjeçar vendosi të largohej nga Iliria, të cilët sezonin e shkuar u shpallën kampionë në Kategorinë e Dytë (Grupi A).

Tashmë, Përgjoni rikthehet në vendlindje, për të luajtur me Besëlidhjen. Përgjoni është një futbollist i dalë nga radhët e Besëlidhjes, teksa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Tiranës U21 dhe Shënkollit.

Në këtë mënyrë skuadra lezhjane e cila ka nisur pasditen e sotme përgatitjet për sezonin e ri, po plotësohet çdo ditë me lojtarët e duhur. Trajneri Plori u ka dhënë drejtuesve një listë të lojtarëve që dëshiron të ketë në dispozicion dhe kërkesat e tij thuajse janë plotësuar të gjitha.

Mjafton të përmendim faktin që pjesë e Besëlidhjes janë bërë edhe dy futbollistë të Superiores si Arsid Kruja e Ardit Hila, flet vetë. Përpos tyre janë bashkuar me lezhjanët edhe emra të tjerë të njohur si Kadri Birja, Spartak Ajazi, Abaz Karakaçi, Dritmir Beci, Jasmin Rraboshta e së fundi edhe Gjergji Përgjoni.

E sigurtë është që lista e përforcimeve nuk do të mbyllet këtu sepse drejtuesit duken shumë të vendosur për të ndërtuar një skuadër të fortë e cila të jetë pretendentja kryesore për ngjitjen në kategorinë e parë të futbollit shqiptar.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.