Elbasani vazhdon të përforcohet gjatë kësaj merkatoje. Verdheblutë ditën e sotme kanë prezantuar afrimin e ri në skuadër.
Abbas Ibrahim është futbollisti më i ri që u bashkohet për pjesën e dytë të sezonit. Nigeriani luan si mesfushor dhe klubi i uron mirë se ardhjen në Shqipëri.
“Nga Azerbajxhani në Shqipëri, mirë se erdhe Abbas!”, shkruan klubi. Kujtojmë se Abbas së fundmi ishte pjesë e Zira FC, ku në 8 ndeshje ka mundur të japë vetëm 1 asist.
Pavaresisht ketij perforcimi, duket se drejtuesit elbasanas kane nder mend te shohin mundesine per te afruar edhe te tjere lojtare sepse vetem ne kete menyre ata mendojne se skuadra mund te arrije objektivin e saj per te qene ne mes kater me te mirave te kampionatit.