Tashmë është zyrtare, Fernando do të jetë pjesë e Egnatias deri në vitin 2027. Lojtari shume i dashur per tifozet e kesaj skuadre dhe i pelqyeri i tyre per talentin qe posedonte, i ka ngrohur te gjithe me kete rikthim.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi rrogozhinas. Kampionët në fuqi kanë përforcuar mesfushën pasi në dispozicion kanë edhe Albano Aleksin, Serxhio Ujkën, Regi Lushkja, Arbin Zejnullai etj.


Postimi i plotë

Fernando is back

Futbollisti ka firmosur kontratën në praninë e Presidentit dhe i është bashkuar ekipit në stërvitje. Fernando do jetë pjesë e Egnatias deri në përfundim të sezonit futbollistik 2027.

Ne kete menyre me marrjen e Fernandos, te portierit Dajsinani apo dhe te ndonje futbollisti tjeter qe pritet ne ditet e ardhshme, kampionet ne fuqi te vendit duket se do te hedhin kandidaturen per mbrojtjen e titullit edhe ne sezonin aktual.