Sot ne Juban do kete serish feste. Do festohet pervjetori i 17-te i krijimit te “Juban Danjes”, ekipit te pare te futbollit te femrave ne vendin tone dhe me kete rast, presidenti i saj Ferdinand Jaku padyshim qe do t’i mbledhe te gjithe per te gezuar e kujtuar ate moment histori.

17 vjet ne pare, ne Juban te Shkodres do te lindte nje ekip futbolli femrash. I cili ne fakt do te behej historik sepse do te rezultonte i pari zyrtarisht ne Shqiperi. Data 6 shtator 2005 do te mbetet tashme e skalitur ne historine e futbollit shqiptar te femrave.

Ne Shkoder vite me pare por edhe ne Rubik e ndonje vend tjeter, kishte patur inisiativa te ndrysnme per ta bere kete gje, por kishte mbetur thjesht inisiativa.

Kjo e Jubanit ishte ndryshe sepse gjithçka ishte serioze. Njeriu qe e mori persiper kete gje- Ferdinand Jaku, ishte shume pasionant dhe per me teper, prej atyre qe kur vendose te marre diçka persiper, e ben realitet ate. Mblodhi gjitha vajzat e Jubanit, perfshi ketu edhe bashkeshorten dhe vajzen e tij dhe krijuan ekipin “Juban Danja”.

Me ndihmen edhe te Marin Shanit qe ishte trajneri i pare i atij ekipi, mori udhe kjo krijese e cila edhe sot pas 17 vitesh vazhdon te jete po aq e forte sa ne fillim.

Ne keto vite ka arritur te fitoje dy Kupa te Shqiperise, ne vitet 2012 dhe 2013, i eshte afruar disa here shume prane titullit kampion por per fat te keq nuk e ka bere realitet. Ky ndoshta eshte nje nga pengjet e vetme te krijuesit te ketij ekipi- Ferdinand Jakut dhe gjithe pjestareve ne vite te ketij ekipi.

Por pavaresisht problemeve aktuale, “Juban Danja” nuk ka per t’u harruar asnjehere. Mund te ringrihet serish, ndoshta edhe shpejt dhe kjo mund te jete edhe nje “goditje” per te gjithe ata qe deshen ndoshta ta bejne te harrohet kete emer.
Gjergj KOLA