FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave rikthehet tek fitorja. Mund 9-0 Atletik

Vllaznia e femrave rikthehet tek fitorja. Mund 9-0 Atletik

Vllaznia në futboll për femra është rikthyer tek fitorja në kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thellë 9-0 në “derbin” ndaj Atletik Klub në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Katër prej golave të kësaj ndeshje mbajnë firmën e kapitenes Megi Doçi, ndërkohë që sulmuesja Klaudia Borci ka shënuar tre gola në këtë takim. Dy golat e tjerë u shënuan nga Rosela Vasa dhe Ecrin Ileri.

Me këtë fitore Vllaznia është ngjitur në kuotën e 15 pikëve duke qenë e pozicionuar në vendin e tretë të renditjes, ndërkohë që përparra saj janë Apolonnia dhe Teuta, dy skuadra që do të ndeshen me njëra- tjetrën nesër.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments