Bekim Balaj shënoi golin që i dha fitoren Vllaznisë përballë Partizanit.
Sfida e cila u zhvillua në kryeqytet, u mbyll 1-0 në favor të shkodranëve, ndërsa foli për mediat pas duelit, pikërisht sulmuesi.
“Është ende herët të flitet për objektiva. Fokusi është tek ndeshja e radhës që kemi me Laçin.
Diferenca e moshës? Duket ditur që je pjesë e Vllaznisë e kemi si për detyrë të evidetojmë lojtarë të rinj.
Një ditë edhe unë kam qenë djal i ri. Mundohemi ti krijojmë stabiltet. Kemi djem të rinj që po bëjnë mirë dhe do të rriten akoma dhe më shumë”, tha Balaj.


