Thursday, May 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia vendos një rekord në Superiore, por në Shkodër duan objektivin e...

Vllaznia vendos një rekord në Superiore, por në Shkodër duan objektivin e madh

Shkruar nga Endri ÇINARI

Skuadra e Vllaznisë ka arritur objektivin e saj të parë për sezonin 2025-26, duke siguruar kualifikimin në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. Ky rezultat vjen pas një sezoni me ulje-ngritje në performancë, por mjaftueshëm për të garantuar një vend në kompeticionet kontinentale.

Me këtë kualifikim, kuqeblutë bëhen pjesëmarrës për sezonin e gjashtë rradhazi në Europë, duke u bërë i vetmi klub shqiptar që ka arritur këtë rregullisht në vitet e fundit. Pjesëmarrja e vazhdueshme në kompeticionet europiane tregon stabilitetin e klubit dhe aftësinë për të qëndruar në nivelet e larta të futbollit vendas.

Edhe pse skuadra ka pasur periudha me luhatje, shkodranët vijojnë të jenë në garë për titullin kampion. Performanca në ndeshjet e fundit nuk ka qenë e duhura, por ekipi i Martinit i ka mundësitë e plota për të arritur objektivin madhor.

Tifozët e skuadrës mbeten një faktor i rëndësishëm. Për ta, pjesëmarrja në Europë është një arritje e mirë dhe një bonus i rëndësishëm, por ata nuk janë të kënaqur vetëm me këtë. Shkodra dhe tifozët e saj synojnë objektivin kryesor: rikthimin e titullit kampion pas 25 vitesh dhe kthimin e trofeut në qytet.

Në ditët dhe javët e mbetura, skuadra duhet të ruajë përqendrimin dhe të synojë rezultatet pozitive në kampionat. Çdo ndeshje është një hap drejt objektivit të madh, dhe mbështetja e tifozëve do të jetë një element shtesë motivues për lojtarët.

Kualifikimi në Europë është një arritje e rëndësishme, por emocionet e vërteta do të vijnë në fund të sezonit, nëse skuadra do të arrijë të rikthejë titullin kampion në Shkodër. Për tifozët dhe gjithë qytetin, kjo mbetet ëndrra kryesore dhe motivi kryesor për të ndjekur çdo hap të ekipit.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments